KreuStil Jetese

Karaoke, bowling dhe lojëra elektronike, BowlRing sjell argëtimin e nivelit botëror!

Karaoke, bowling dhe lojëra elektronike, BowlRing  sjell argëtimin e

Ring Center ka hapur zyrtarisht Bowlring, një hapësirë të re argëtimi që sjell përvojën më moderne të bowlingut, karakokës dhe lojërave elektronike në Shqipëri. Përveç pistave të bowlingut, hapësira ofron edhe mundësi për ditëlindje, festa private dhe aktivitet për familjarë e miq.

Bowlring zë 1,000 metra katrorë në katin e katërt të qendrës, duke u shtuar gamës së gjerë të argëtimit të Ring Center, që përfshin palestrën Ringfit, kinemanë 5D dhe 7D, si dhe këndin e lodrave për fëmijë.

Antonela, përfaqësuese e Ring Center, shprehet:
"Bowlring është konceptuar për të gjithë grupmoshat, duke filluar nga familjet me fëmijë, të rinjtë dhe grupet e miqve apo kolegëve. Është një hapësirë që ofron argëtim të larmishëm dhe eksperiencë moderne."

Pistave të bowlingut u është dhënë një dimension ndërkombëtar falë bashkëpunimit me Cubic AMF, kompani amerikane me ekskluzivitet për dizajnin dhe teknologjinë e pistave të bowlingut në të gjithë botën.

Përveç pistave, Bowlring ofron mundësi për dita e lindje, festa private dhe kombinime paketash me shërbimet e tjera të argëtimit të Ring Center. Në prag të festave të fundvitit, hapësira është gati për të pritur organizime të ndryshme nga kompani, shkolla dhe grupe të rinjsh, duke krijuar atmosferë festive dhe të personalizuar.

Në dispozicion është edhe bari i Bowlring, që ofron larmishmëri koktejlesh dhe pije të ndryshme për festat private dhe grupore.

Bowlring sjell një eksperiencë të re argëtimi në Tiranë, duke kombinuar teknologjinë më të fundit me një hapësirë të gjerë dhe aktivitete të përshtatura për të gjitha grupmoshat.

Shiko videon e plotë këtu: