KreuStil Jetese

Tragjike, trajneri 30-vjeçar vdes në gjumë pas sfidës ekstreme me 10,000 kalori në ditë!

Tragjike, trajneri 30-vjeçar vdes në gjumë pas sfidës

Një trajner dhe influencer fitnesi nga Rusia ka ndërruar jetë pasi mori pjesë në një sfidë ekstreme të konsumimit të ushqimeve të shpejta, duke ngrënë deri në 10,000 kalori në ditë. Dmitry Nuyanzin, 30 vjeç, nga qyteti Orenburg, vdiq në gjumë teksa po zhvillonte një “maratonë” të shtimit të peshës, me qëllimin për të treguar më pas transformimin e tij përmes një programi dobësimi që po promovonte.

Sipas People, Nuyanzin synonte të shtonte të paktën 25 kilogramë dhe më pas t’i humbiste bashkë me klientët e tij, duke i motivuar ata me shembullin personal. Gjatë javëve të fundit, ai konsumonte vetëm ushqime të përpunuara dhe me shumë yndyrë, përfshirë ëmbëlsira, pelmena me majonezë, patatina dhe komplete të plota ushqimi të shpejtë.

Një ditë para vdekjes, trajneri i fitnesit anuloi seancat e tij, duke u thënë miqve se ndihej keq dhe planifikonte të vizitonte një mjek. Ai humbi jetën gjatë natës, me dyshime se zemra i ndaloi ndërkohë që flinte.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, më 18 nëntor, ai shfaqej duke ngrënë një qese patatinash, ndërsa njoftonte se pesha e tij kishte arritur në 105 kilogramë, rreth 13 kilogramë më shumë brenda një muaji.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ФИТНЕС | ТРЕНЕР | ОНЛАЙН | ОРЕНБУРГ (@dmitryfit)

Reagimet pas vdekjes së tij ishin të shumta. Përdorues në rrjetet sociale shprehën ngushëllime dhe e cilësuan rastin si një paralajmërim për të gjithë ata që provojnë sfida të rrezikshme:

“Është më mirë të mos provosh teori të tilla në praktikë. U prehsh në paqe,” shkroi një komentues.
“Nëse nuk je mësuar me ushqime të shpejta, ato mund të të sëmurin vërtet,” shtoi një tjetër.
Ndërsa një koment tjetër theksonte: “Nëse ka ndonjë histori paralajmëruese, kjo është me të vërtetë një e tillë.”
Dieta e tij ekstreme ditore përfshinte një pjatë me ëmbëlsira dhe gjysmë torte për mëngjes; rreth 800 gramë pelmena me majonezë për drekë; dhe një burger me dy pica të vogla për darkë.

Dmitry Nuyanzin ishte diplomuar në Shkollën e Rezervës Olimpike në Orenburg dhe në Universitetin Kombëtar të Fitnesit në Shën Petersburg. Për më shumë se një dekadë, ai kishte punuar si trajner personal për sportistë elitarë dhe klientë të mirënjohur në Rusi.

Vdekja e tij ka hapur sërish diskutimin për rrezikun e sfidave ekstreme të fitnesit dhe ndikimin e tyre në shëndetin fizik dhe mendor.