KreuStil Jetese

Ditëlindja e 16-të e Whisky Bar, një traditë e përvitshme!

 

Festa e ditëlindjes është tashmë një traditë e dashur e "Whisky Bar", dhe këtë vit, për ditëlindjen e 16-të, e festuam të gjithë me një 'street party' madhështor që mbushi qytetin me dritë, muzikë dhe energji.

Mbrëmja u ndez nga tre DJ ndërkombëtarë: Phonique, Pete Sabo dhe Aliira, të cilët krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme me set-et e tyre unike, duke i dhënë festës një ritëm që nuk u ndal deri në orët e para të mëngjesit.

Publik i shumtë, energji e pandalshme dhe momente që u kthyen menjëherë në kujtime. Një natë speciale, që jo vetëm shënoi një tjetër vit suksesi, por edhe forcoi identitetin, shpirtin dhe komunitetin e "Whisky Bar". Një festë që na kujtoi pse çdo vit bëhemi më të mëdhenj, më të bashkuar dhe më të apasionuar për atë që krijojmë së bashku.

FB: Whisky Bar Tirana 

IG: Whisky_Bar_Tirana 

Adresa: Rruga Ibrahim Rugova, Tiranë