KreuStil Jetese

"N'Log Tirana", destinacioni më i ri në Tiranë për të shijuar ushqimin e mirë dhe për të çlodhur shpirtin!

N’Log Tirana është destinacioni më i ri në kryeqytet për të shijuar ushqimin e mirë dhe për të çlodhur shpirtin. Mbrëmjen e 29 nëntorit, një datë me ngjyrat kuq e zi, përkoi kaq mirë me inagurimin e restorantit N’Log Tirana.

Një atmosferë e ngrohtë, elegante dhe tërësisht autentike, ku tradita shqiptare ndërthuret me modernitetin në çdo detaj. Arkitektura e ambientit kombinon mjeshtërisht gurin dhe drurin, dekorimet artistike spikasin kudo, të frymëzuara nga motivet etnike shqiptare, reflektojnë kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore dhe etnografike. Ekspozimi i veshjeve tradicionale origjinale shqiptare, ndër të cilat edhe xhubleta origjinale, u prit me admirim nga të ftuarit, duke sjellë më së miri detajet muzeale brenda ambientit.

Po ashtu, tavolina me emrat e principatave shqiptare të çonte një udhëtim simbolik në histori, duke forcuar idenë se restoranti nuk është vetëm një hapësirë gastronomike, por edhe pikëtakim për kulturën dhe traditën tonë.

Bami Holding këtë mbrëmje prezantoi logon më të re N’Log Tirana, një zgjerim i rëndësishëm i kompanisë dhe vizionit të saj.  Ashtu si vetë emri, restoranti u çel për të mbledhur të gjithë shqiptarët, dashamirës të ushqimit bio, dashamirës të traditës dhe shërbimit elegant e profesional.

"N'Log Tirana", destinacioni më i ri në Tiranë

N’Log Tirana një emër, i cili origjinën e ka prej shprehjes “n’log”, formë e shkurtuar dialektore e fjalës “në log”. E përdorur në dialektin e Veriut të Shqipërisë, Log është shesh apo kuvend ku njerëzit mblidhen së bashku.

Kështu vjen sot N’Log Tirana me të njëjtin qëllim, të mbledh e bëj bashkë njerëz të ndryshëm për të kaluar kohë, shkëmbyer biseda, përvoja e për të shijuar ushqimin cilësor.

"N'Log Tirana", destinacioni më i ri në Tiranë

Në qendër të mikpritjes qëndronin Besnik Bami dhe Enkeleida Bami, çifti që mirëpriti miqtë, bashkëpunëtorët dhe të ftuarit e nderuar me shumë ngrohtësi dhe mirësi.

Inagurimi shënoi një mbrëmje të paharrueshme, ku gastronomia, kultura, estetika dhe vizioni i ri u bashkuan për të krijuar fillimin e një historie të re në zemër të Tiranës.

Kontaktet:

Ig: nlog_tirana

Tel: 069 80 90 203

Adresa :

Zogu i Zi, në të djathtë të pallatit të sportit “Asllan Rusi”