KreuStil Jetese

Rekomandimi i Heidi Bacit, kjo është dhurata perfekte për të afërmit tuaj!

Në një kohë kur kuzhina po përjeton një rilindje të re dhe gatimi është shndërruar në një mënyrë për të shprehur identitetin dhe kulturën, libri i ri i gatimit “Shijet tona” nga Ilda Lumani vjen si një ftesë për t’u rikthyer tek rrënjët. Ky botim i shumëpritur mbledh receta autentike shqiptare, të shpjeguara me kujdes në shqip dhe anglisht.

E ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake Up" me Blendi Salajn dhe Heidi Bacin, autorja Ilda Lumani ka treguar disa detaje për realizimin e këtij libri të ri recetash, që synon të ruajë e të përcjellë trashëgiminë kulinare shqiptare.

Libri është i shkruar në shqip edhe anglisht, kjo është një e veçantë tjetër, të cilën Heidi Baci e kishte evidentuar dhe u shpreh se kishte gjetur tashmë zgjidhjen për dhuratat e fundvitit. Për Heidin libri "Shijet tona" është një ide fantastike për t'ua dhuruar të afërmve të saj dhe shoqërisë në Itali, të cilët kanë dëshirë të njohin më shumë gatimet shqiptare.

Heidi Baci: Është edhe në anglisht, ide perfekte dhurate edhe për shoqërinë time në Itali, jam në këtë fazën po mendoja dhuratat edhe kam një stres edhe ky libër është super ide për dhuratë. 

Për të gjithë ata që duan ta kenë të tyren librin “Shijet tona” e gjeni në të gjitha libraritë: Adrion, Onufri, Leximtari, në Coin Casa, por edhe mund ta porosisni online.

Përgatiti: Libera Resulaj