
Pak orë përpara mbylljes së madhe të “Big Brother VIP”, producentja Sara Hoxha ka ndarë një mesazh nga brenda shtëpisë, ku ka reflektuar mbi gjithë rrugëtimin e këtij edicioni.
Ajo u shpreh thellësisht mirënjohëse për mundësinë që ka për të ushtruar profesionin që e do, duke vlerësuar njëkohësisht përkushtimin e stafit që ka punuar pa ndalur për realizimin e spektaklit.
“120 ditë Big Brother. Ndihem me fat që bëj atë që dua dhe jam falënderuese për çdo person që ka kontribuar në këtë program, i cili mbetet ndër më të dashurit për publikun shqiptar,” u shpreh ajo.
Sara theksoi gjithashtu se drejtimi i një projekti të tillë është një përgjegjësi dhe privilegj i madh, ndërsa shtoi se asgjë nuk krahasohet me eksperiencën e “Big Brother VIP” dhe energjinë që sjell ky format.
Në fund, ajo paralajmëroi një mbrëmje finale spektakolare, duke rritur pritshmëritë për një përfundim të paharrueshëm të këtij edicioni.
