KreuBusull

Tragjedi në Durrës: Dy të mitur humbin jetën, një tjetër në gjendje kritike pas përplasjes nga automjeti

Tragjedi në Durrës: Dy të mitur humbin jetën, një
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, duke sjellë pasoja fatale për tre fëmijë të mitur.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15, në zonën e njohur si ish-këneta. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga një 57-vjeçar me inicialet N. R. ka goditur tre fëmijë që ndodheshin pranë banesave.

Përplasja ka rezultuar tragjike, pasi dy prej të miturve, të moshës nga 10 deri në 13 vjeç, kanë ndërruar jetë në vend. Ndërkohë, një fëmijë tjetër 8-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt një spitali në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë.

Dyshohet se mjeti ka qenë në lëvizje me shpejtësi në momentin e aksidentit, ndërsa drejtuesi i tij është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.