KreuBusull

Humb jetën në një aksident në Librazhd biznesmeni kinez, themelues i një resorti të madh skish

Humb jetën në një aksident në Librazhd biznesmeni kinez,
Një aksident tragjik ka ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor Librazhd–Elbasan, ku ka humbur jetën shtetasi kinez Li Jianhong, një emër i njohur në botën e biznesit dhe investimeve në Kinë.

Sipas informacioneve paraprake, Li Jianhong ishte një biznesmen me ndikim të gjerë, i njohur për aktivitetin e tij në disa sektorë kyç, përfshirë turizmin, telekomunikacionin dhe investimet. Ai ishte themelues i resortit të madh të skive “Silkroad Mountain” dhe president i grupit “Xinjiang Grand Scape”.

Karriera e tij në biznes nisi pas vitit 1993, duke ndërtuar ndër vite një korporatë të fuqishme me vlerë qindra milionë dollarë, e cila operonte në disa fusha strategjike.

Përveç suksesit në sipërmarrje, Li Jianhong njihej edhe si një alpinist i përkushtuar në nivel ndërkombëtar. Ai kishte përfunduar sfidën prestigjioze “Explorer’s Grand Slam”, që përfshin ngjitjen e majave më të larta në çdo kontinent dhe arritjen në të dy polet e Tokës.

Autoritetet shqiptare vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit që i mori jetën biznesmenit kinez, ndërsa lajmi ka ngjallur reagime edhe në arenën ndërkombëtare.