KreuBusull

I diplomuar për inxhinieri, zbulohet autori i të shtënave pranë darkës së Trump

I diplomuar për inxhinieri, zbulohet autori i të shtënave
Një 31-vjeçar nga Kalifornia është identifikuar si i dyshuari për incidentin me armë që shkaktoi panik gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC, ku ishte i pranishëm edhe presidenti Donald Trump.

Sipas deklaratës së vetë Trump, i riu është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa autoritetet federale kanë nisur kontrollin e banesës së tij në Kaliforni. Presidenti e cilësoi të dyshuarin si “një person shumë të sëmurë”, duke theksuar se ngjarje të tilla nuk duhet të ndodhin.

Nga informacionet paraprake, mësohet se i dyshuari kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie i armatosur me disa armë, por është neutralizuar nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët ndërhynë me shpejtësi.

Burime për CNN bëjnë të ditur se 31-vjeçari ka përfunduar studimet për inxhinieri në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA, California Institute of Technology (Caltech).

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti vijojnë.