
Një tjetër deklaratë e pazakontë që i atribuohet Donald Trump po bën xhiron e mediave. Sipas Dr. Mehmet Oz, ish-presidenti amerikan ka shprehur bindjen se pijet e gazuara mund të kenë efekt në shkatërrimin e qelizave kancerogjene.
Oz, aktualisht administrator i Medicare dhe Medicaid, e rrëfeu këtë episod gjatë një podcast-i me Donald Trump Jr., ku tregoi se Trump e lidh këtë ide me një krahasim të çuditshëm: fakti që pijet dietike mund të thajnë barin, sipas tij, do të thotë se ato mund të kenë efekt të ngjashëm edhe në trupin e njeriut.
“Babai yt mendon se pijet dietike janë të dobishme sepse nëse i hedh mbi bar, e thajnë. Prandaj beson se mund të ndikojnë edhe te qelizat e kancerit,” u shpreh Oz, ndërsa Trump Jr. reagoi me të qeshura.
Mjeku theksoi se nuk kishte dëshirë të hynte në diskutim mbi këtë pretendim, duke e lënë pa koment të mëtejshëm.
Ai ndau edhe një moment tjetër, duke kujtuar një bisedë në bordin e Air Force One, ku kishte parë Trump duke konsumuar një pije të gazuar dhe duke përsëritur të njëjtin argument, këtë herë me bindje edhe më të madhe.
Deklarata të tilla kanë nxitur reagime dhe debat, duke rikthyer në vëmendje komentet e mëparshme kontraverse të Trump gjatë pandemisë.
