KreuBusull

“Super Mario Galaxy Movie” thyen rekorde në kinematë globale

“Super Mario Galaxy Movie” thyen rekorde në kinematë
Filmi i ri Super Mario Galaxy Movie ka nisur me fuqi të madhe në arkëtimet ndërkombëtare, duke grumbulluar rreth 372.5 milionë dollarë në ditët e para të shfaqjes. Kjo e vendos produksionin mes debutimeve më të mëdha të vitit, duke kaluar hapjen e filmit Project Hail Mary në tregjet globale dhe në Amerikën e Veriut.

Suksesi i “Super Mario Galaxy Movie” i afrohet performancës së filmit The Super Mario Bros. Movie, i cili në vitin 2023 arriti të kalonte 1 miliard dollarë të ardhura globale, duke konfirmuar popullaritetin e vazhdueshëm të markës “Super Mario” në industrinë e animacionit.

Me një buxhet prej rreth 110 milionë dollarësh, filmi është shfaqur në dhjetëra tregje ndërkombëtare, ku interesin më të madh e kanë treguar publiku në Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani dhe Francë. Shfaqjet në formatin IMAX kanë kontribuar gjithashtu në rritjen e të ardhurave që në ditët e para.

Ndërkohë, Project Hail Mary vazhdon të tërheqë audiencën dhe të ruajë ritmin e qëndrueshëm të arkëtimeve, duke u pozicionuar si një nga filmat më të ndjekur aktualisht. Analistët e industrisë parashikojnë që të dy filmat do të mbeten liderë në kinema gjatë gjithë muajit prill, deri në debutimin e Michael, i cili pritet të tërheqë vëmendje të madhe tek publiku në fund të muajit.