
Një ngjarje tragjike ka tronditur Itali, ku një djalë 12-vjeçar, Matteo Brandimarti, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në një ambient spa.
Ngjarja ndodhi në Pennabilli, pranë Rimini, në mëngjesin e Pashkët Katolike, kur i mituri ishte futur në një xhakuzi që ishte në funksion me sistemin e hidromasazhit aktiv.
Sipas raportimeve paraprake, në rrethana ende të paqarta, këmba e tij është bllokuar në sistemin e thithjes së ujit, duke e mbajtur për disa momente të zhytur nën sipërfaqe. Pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme të familjarëve, të cilët ndërhynë sapo kuptuan situatën, lirimi i tij erdhi shumë vonë.
Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe nisën menjëherë manovrat e reanimimit. Mjekët arritën ta rikthenin përkohësisht në jetë dhe ai u transportua me urgjencë me helikopter drejt spitalit, ku u vendos në terapi intensive dhe në mbështetje mekanike.
Megjithatë, pas disa ditësh në gjendje kritike, më 9 prill, 12-vjeçari u shpall me vdekje cerebrale.
Sipas mediave italiane, prindërit e tij kanë marrë vendimin fisnik për të dhuruar organet e të birit. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa zona e spa-së është mbyllur për kontroll teknik dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
