Ka eksperienca që nuk maten me destinacionin, por me mënyrën se si të ndryshojnë perspektivën.
Seria e eventeve të organizuara gjatë tre muajve të parë të vitit nga IQOS, krijoi pikërisht këtë lloj përjetimi, një udhëtim që lëvizte mes qyteteve, por edhe mes stinëve.
Nga Tirana në Shkodër, nga Vlora në Korçë, pjesëmarrësit u përfshinë fillimisht në një moment energjie dhe përqendrimi: një sfidë që testonte reagimin dhe reflekset.
Një ditë më pas, një grup i vogël fituesish, përdoruesish IQOS, nisej drejt një rruge tjetër, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht. Offroad-i nuk ishte thjesht një aktivitet ku fituesit vetëm qëndronin si pasagejrë, por një mënyrë për të parë hapësirën ndryshe por edhe për të testuar navigimin në një terren krejt tjetër.

Peizazhet që ndryshonin gradualisht nga dimri në pranverë krijonin një sfond pothuajse poetik. Një kujtesë e qartë se ndryshimi ndodh gjithmonë, edhe kur nuk e vërejmë.
Në këtë kuptim, eksperienca nuk kishte të bënte vetëm me lëvizjen, por me vëmendjen.
Me mënyrën se si zgjedhim të shohim vendet që mendojmë se i njohim.
Dhe ndoshta, me faktin që çdo rrugë, nëse e përjeton ndryshe, mund të të tregojë diçka të re.



