KreuBusull

Botërori 2026, ja sa do të përfitojë çdo kombëtare nga fondi i FIFA-s

Botërori 2026, ja sa do të përfitojë çdo
Përveç trofeut më të rëndësishëm në futbollin botëror, Kombëtarja fituese e Kupës së Botës 2026 do të shpërblehet edhe me një shumë rekord prej 44.3 milionë eurosh. FIFA ka ndarë një fond të konsiderueshëm financiar për të gjitha 48 ekipet pjesëmarrëse, ku shpërblimi rritet në varësi të ecurisë së secilës skuadër në turne.

Kampionia e botës do të arkëtojë 44.3 milionë euro, ndërsa finalistja humbëse do të përfitojë 29.7 milionë euro. Skuadra që do të renditet në vendin e tretë do të marrë 26.2 milionë euro, ndërsa vendi i katërt do të shpërblehet me 24.5 milionë euro.

Edhe ekipet që nuk arritën deri në fund të garës do të përfitojnë shuma të rëndësishme. Kombëtaret e eliminuara në çerekfinale do të marrin nga 17.6 milionë euro, ato që u ndalën në 1/8-at e finales nga 14.2 milionë euro, ndërsa skuadrat e eliminuara në 1/16-at e finales do të arkëtojnë 10.8 milionë euro.

Nga ana tjetër, edhe 16 kombëtaret që e mbyllën rrugëtimin që në fazën e grupeve nuk mbeten pa shpërblim, pasi secila prej tyre do të marrë 9 milionë euro.

Shpërblimet sipas fazës së arritur:

Kampionia e botës – 44.3 milionë euro
Finalistja – 29.7 milionë euro
Vendi i tretë – 26.2 milionë euro
Vendi i katërt – 24.5 milionë euro
Çerekfinalistet – 17.6 milionë euro secila
Të eliminuarat në 1/8-at e finales – 14.2 milionë euro secila
Të eliminuarat në 1/16-at e finales – 10.8 milionë euro secila
Të eliminuarat në fazën e grupeve – 9 milionë euro secila.