
Argjentina ka siguruar biletën për në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, pas një fitoreje spektakolare 2-1 ndaj Anglisë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me shumë përplasje dhe tension, por fraksioni i dytë solli emocione të mëdha. Anglia kaloi në avantazh në minutën e 55-të me Gordon, por kampionët në fuqi reaguan fuqishëm.
Argjentina iu afrua golit të barazimit disa herë, me Pickford që shpëtoi portën angleze, ndërsa më pas shtylla i mohoi golin McAllister.
Në minutën e 85-të, Enzo Fernandez riktheu baraspeshën me një goditje spektakolare, ndërsa në minutat shtesë Lautaro Martinez shënoi golin e përmbysjes, duke vulosur kualifikimin e Argjentinës.
Në finalen e 19 korrikut, Argjentina do të përballet me Spanjën, ndërsa Anglia largohet nga turneu pas një eliminimi të dhimbshëm.
