KreuBusull

1 dhjetori – Dita Botërore kundër HIV AIDS, ja sa raste janë zbuluar në Shqipëri!

1 dhjetori – Dita Botërore kundër HIV AIDS, ja sa raste

1 Dhjetori shënon Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS, një datë e rëndësishme që prej vitit 1988 dhe e dedikuar rritjes së ndërgjegjësimit për virusin HIV, mbështetjes për personat e prekur dhe forcimit të përpjekjeve globale për parandalim dhe trajtim.

Në këtë kuadër, mjekët infeksionistë na kujtojnë se parandalimi, testimi dhe trajtimi shpëtojnë jetë.

HIV nuk është një dënim dhe menaxhohet me sukses kur diagnostikohet herët dhe trajtohet rregullisht. Mjekja infeksioniste, Esmeralda Meta, thotë se më të prekurit nga kjo sëmundje infektive janë grupmoshat mbi 14 vjeç.

Transmetimi seksual mbetet rruga kryesore e marrjes së këtij infeksioni (93% e rasteve). Transmetimi nga nëna tek fëmija zë 4% të rasteve dhe transmetimi nëpërmjet gjakut zë 3% të rasteve në total.

Ndërkohë edhe në vendin tonë nga të dhënat e Shëndetit Publik (në 2024) rezultuan se 119 persona ishin të infektuar me HIV, nga të cilët 30 janë femra, 89 meshkuj, 4 fëmijë, 14 të rinj.