KreuArt

Një pasdite plot shije në Ambasadën shqiptare në Athinë!

Një pasdite plot shije shqiptare, nostalgji, biseda të ngrohta, të sinqerta me një temë që bashkon çdo njeri, siç është kulinaria ishte e premtja e javës që lamë pas në Ambasadën Shqiptare ne Athinë. 

Libri “Shijet tona” - 99 receta, nga nënat tek fëmijët i gazetares Ilda Lumani u prezantua para një audience mikëpritëse dhe tejet të interesuar duke rizgjuar jo vetëm kujtimet dhe marrëdhëniet me pjatat shqiptare, por edhe për t’u dhënë rëndësinë që meritojnë ato në panoramën gastronomike botërore.

Me prezencën e Ambasadores shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga dhe personaliteteve shqiptarë në Athinë eventi ishte gjithashtu një pikëtakimi kulturor, ku të ftuarit ndanë eksperiencat personale dhe profesionale.

Në fjalën e saj të hapjes Ambasadorja Hajdaraga u shpreh se: “Është kënaqësi t’ju mirëpres në Ambasadën shqiptare në Athinë në një aktivitet që i kushtohet një prej pasurive më të bukura të identitetit tonë kombëtar, traditës kulinare shqiptare. Sot kemi kënaqësinë të promovojmë librin “Shijet tona”, por njëkohësisht të vlerësoijmë një grua që prej vitesh ka kontribuar me profesionalizëm, pasion dhe përkushtim në jetën mediatike kulturore shqiptare. Ilda Lumani është një emër i njohur për publikun shqiptare, si gazetare, autore, skenariste dhe botuese. Përmes punës së saj shumë vjeçare në media dhe në drejtimin e revistës BORDO, ajo ka sjellë pranë publikut histori njerëzore, frymëzuese, figura të njohura të Shqipërisë, vlera kultruore, dhe tema që kanë pasuruar debatin publik dhe të jetës kulturore në Shqipëri. Po përtej suksesit profesional, ajo ka ditur të mbetet e lidhur ngushtë me rrënjët, me traditat dhe me vlerat që na përkufizojnë ne si komb. Pikërisht për këtë arsye sot më lejoni ta quaj Ilda Lumanin Ambasadore të kulturës shqiptare”.

Duke u ndalur tek libri ambasadorja Hajdaraga vlerësoi se Ky libër është pikërisht dëshmia më e bukur e këtij misioni. “Shijet Tona” nuk është thjesht një përmbledhje me 99 receta tradicionale shqipare, ai është një rrëfim për Shqipërinë, një udhëtim përmes historisë sonë, zakoneve tona, i kujtimeve tona familjare dhe shpirtit të mikërpitjes sonë shqiptare. Në çdo faqe të tij gjejmë më shumë sesa përshkrime gatimesh, gjejmë historinë, gjejmë kutjimet, gjejmë aromat e fëmijerisë sonë, gjejmë duart e nënave dhe gjysheve tona, të cilkat brez pas brezi me rradhë kanë ruajtur dhe përcejellë një trashëgimi të çmuar që sot përbën një pjesë të rëndësishme të historisë sonë. Dhe ky libër është pikërisht i tillë një akt ruajtje dokumentimi dhe promovimi i asaj që ne shqiptarëve na bën të jemi unik. Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të sinqertë, për Ilda Lumanin për punën e palodhur për kërkimin e kujdesshëm dhe me dashurinë me të cilën ajo e ka ndërthurur këtë vepër, sepse shpesh rruga e shkurtër drejt zemrës së një populli kalon përmes sofrës së tij. “Shijet tona” është më shumë sesa një libër gatimi është një dëshmi e identitetit tonë, është një homazh për gratë shqiptare që ruajnë traditën, një dhuratë për brezat e rinj dhe një ftesë për çdo mik të Shqipërisë që të na njohë përmes aromave shijes dhe mikëpritjes sonë”, mbylli fjalën e saj përshëndetëse Ambasadorja Hajdaraga. 

Një pasdite plot shije në Ambasadën shqiptare në

Autorja e librit “Shijet tona” Ilda Lumani vlerësoi ftesën dhe prezencën në Ambasadën shqiptare në Athinë dhe këtë mundësi komunikimi me një audiencë kaq të veçantë. “Jam shumë e lumtur që jam këtu. Faleminderit për ftesën për mikëkritjen. Mirënjohje për hapësirën që ju jepni të gjithëve për të promovuar dhe shpërndarë kulturën shqiptare jashtë Shqipërisë, dhe gjithashtu për mbështetjen që i jepni komuinitetit këtu për të qenë pranë ngjarjeve dhe marrëdhënies me vëndin mëmë, që të mos humbasin jo vetëm lidhjen por të jenë pranë dhe të përfshirë në jetën kulturore dhe artistike të Shqipërisë. Edhe pse tashmë shqitparët janë të integruar në Europë kanë nevojë të jenë të bashkuar dhe Ambadada është ajo që duhet dhe e bën mësë miri këtë gjë. Ndaj ju përshëndes dhe vlerësoj për këtë dritare komunikimi që ju keni dhënë të gjithëve, për mundësinë që na jepni edhe ne që të takojmë dhe të ndajmë sukseset tona profesionale përtej Shqipërisë”.

Mandej takimi vijoi me një bisedë pyetje-përgjigje e drejtuar nga diplomtatja Eliverta Radomi, e cila zbërtheu mësë miri temën e librit dhe raportin, që ka sot kuzhina shqiptare përballë asaj europiane, vendin që zë në këtë hartë gastronmike, historinë e gatimit shqiptar dhe recetat e vjetra, që duhen rigjallëruar, por njëkohësisht “ftoj të gjithë të ftuarit, të bëhen pjesë e kësaj trashëgimie kulturore shqiptare përmes evidentimit dhe shkruarjes së recetave të vjetra të zonave nga të cilat ju vini për ta mbajtur të gjallë historinë kulinare shqiptare”. 



Të ftuarit ndanë eksperiencat e tyre të gatimit, folën për recetat të cilat vijojnë t’i përdorin në familjet por edhe në bizneset që vetë sot drejtojnë në Greqi, ku tradita shiptare dhe veçanërisht recetat shqiptare janë pjesë të tyre.

Takimi u mbyll me firmosjen e librit dhe një atmoferë shumë të ngrohtë dhe marrëdhënieje të ndërsjelltë mes komunitetit shqiptar në Athinë dhe autores së librit Ilda Lumani.