KreuBordo Men

Maserati Ghibli year 2017

Maserati do të prezantojë në Sallonin Botëror të Veturave në Paris modelin Ghibli year 2017, që ndjek hapat e motrës së madhe Quattroporte. E përditësuar muajt e kaluar, Ghibli ka pësuar pak modifikime në disajn, por nga ana tjetër pasurohet me veshje të jashtëzakonshme, që japin më shumë mundësi për personalizim. Gama e re do të jetë e disponueshme me një çmim që fillon nga rreth 68 800 euro.

Paketat e reja që do të vijnë janë Luxury dhe Sport. E para karakterizohet nga disqe prej 19 polësh ngjyrë të zezë, ndërsa brenda gjejmë veshje prej mëndafshi Zegna Edition ose lëkure, impiant audio Harman Kardon prej 900 vatësh dhe sedilje konfort me 12 pozicione të ndryshme elektrike. Modeli Sport, nga ana tjetër, ofron disqe 20 polësh, amortizatorë elektrik model Skyhook, sedilje sportive me rregullim elektrik dhe një timon të veçantë me komandat prej alumini.

Modeli i ri i Maseratit Ghibli sjell edhe motorin e ri V6 prej 350 kuajsh fuqi. Ndërsa për modelin Sport ka një variant me 410 kuaj fuqi që kap një shpejtësi maksimale prej 267 kilometrash ndërsa –100 e arrin për 5,5 sekonda.

Maserati Ghibli 2017:
V6 3.0 diesel 250/275 CV: 68.803 euro
V6 3.0 350 CV: 72.084 euro
V6 3.0 S 410 CV: 85.105 euro
V6 3.0 SQ4 410 CV: 88.180 euro

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF