Nga data 21 – 26 shtator, rikthehet takimi në Milano me të apasionuarit e modës, ku në pasarelat e Milano Moda Donna do të sfilojnë koleksionet e pranverë-verrë 2017. Mercedes-Benz është sponsori i manifestimit, që gjatë fashion week do të paraqesë CLA-në e re eskluzivisht në Fashion Hub në sheshin Gae Aulenti, në kompleksin milanez të Porta Nova.
Por ajo mes Mercedes-Benz dhe pasarelave milaneze është vetëm një nga bashkëpunimet mes botës së veturave dhe asaj të modës. Në vitin 2004 shtëpia e Shtutgartit solli një version të mahnitës të CLK 500 të lindur nga bashkëpunimi mes Giorgio Armani dhe Advanced Design Center të grupit Daimler.
Por sërisht, ky nuk është i vetmi ekzemplar makine i zbukuruar nga delikatesa e modës. Gjatëë vitve ka pasur shumë versione speciale të realizuara me botën e veshjeve. Shpesh herë nga Alta Moda si CLK Armani, BMW Serie 7 Karl Lagerfeld apo Fiat 500 Gucci. Pa haruar të fundit Land Rover Defender Paul Smith, një model unik i realizuar nga stilisti anglez, apo Citroen C3 D&G. Për të vazhduar me Alfa Sud të firmosur Valentino ap Y10 Mission, duke kaluar nga Ypsilon Versus Versace, Alfa 147 dhe Veturat Renault Clio me veshje Costume National.
Në galerinë tonë të fotove do të gjeni këto dhe shumë ekzemplarë të tjerë krejt unik sikurse është edhe vetë moda.