KreuBordo Men

Zayn Malik, së shpejti do të publikoj librin e parë

Zayn Malik, 23 vjeç do të publikojë një autobiografi. Penguin Random House ka konfirmuar se këngëtari britanik do të publikojë autobiografinë e parë, e titulluar Zayn, dhe do të botohet në të gjithë botën në 1 nëntor. Libri në vend të rrëfimit të shkruar, do të shfaqë mendimet e tij, vizatime dhe fotografi personale.
“Unë do të përpiqem të iu tregoj sa më shumë të mundem, kështu që ju mund të më gjykoni mbi termat dhe mendimet e mia, jo në atë çfarë mund të thonë mediat ose dikush tjetër”, ka thënë Malik gjatë një rrëfimi.
Që prej ndarjes nga grupi “One Direction”, Zayn ka publikuar albumin e tij të parë si artist solo, ndërkohë që kënga “Pillowtalk” i dha atij një sukses tepër të madh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF