KreuBordo Men

Rrisni vetëbesimin me… syze!

E keni menduar që vetëm një aksesor mund të ndryshojë totalisht look-un tuaj dhe t’ju japë vetëbesim? Syzet, janë një must në përditshmërinë tuaj. Edhe për ju që nuk jeni mësuar t’i mbani apo i harroni gjithnjë diku, duhet të sakrifikoni pak. Stilistët vënë theksin te ky aksesor që s’duhet të mungojë edhe në ditët e ftohta. Të rrumbullakëta, stil retro apo aviator, nëse jeni të guximshëm luani me të gjitha format dhe ngjyrat. Për më klasikët, të zezat qëndrojnë në vend të parë, pasuar nga ngjyra kafe. Personazhet e famshëm nuk i ndahen syzeve dhe kjo jo vetëm se ata duan të fshihen pas tyre përballë syve kureshtarë. Këngëtari Nick Jonas ka një arsenal syzesh. Të tjerë personazhe që i preferojnë, janë muzikanti Richard Ashcroft, modeli David Gandy, futbollisti Jerome Boateng.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF