KreuBordo Men

Justin Timberlake sjell koleksionet e reja të markës së tij!

Justin Timbarlake i është rikthyer sërish markës së tij të veshjeve “William Rast” pas një mungesë prej 4 vitesh. Ai ka prezantuar koleksionet e reja të vjeshtës, ku dominojnë këmisha me kuadrate, çizmet kauboj, xhinset dhe kapelja, e cila e identifikon edhe vetë Justin. Artisti dhe miku i tij i fëmijërisë Trace Ayala janë përpjekur të sjellin aromën e veshjes së qytetit të tyre të lindjes, Memphis, në këtë koleksion të publikuar.  Në një video të postuar në Instagram, dy miqtë e ngushtë kanë shpjeguar koleksionin e ri dhe kanë treguar se nga çfarë u frymëzuan.
“Të flasim për këtë markë, ju duhet të kupton se ku kemi lindur. Ne u rritëm në Memphis…një qytet me histori të madhe në muzikë. Dhe Nashville, në pjesën e poshtme të rrugës, është themeli i muzikës së vendit. Po ashtu, Memphis është shtëpia e muzikës bluzz dhe vendlindja e rock ‘n’ roll”, ka thënë Justin. Banda e modeleve në video ka veshur xhinse të lara, xhaketa xhins, bluza të thjeshta dhe kapele.
Linja e veshjeve “William Rast” u themelua në vitin 2005 dhe ka vlera të mëdha sentimentale për këngëtarin, për shkak se emri i markës është bashkim i emrave të gjyshes dhe gjyshit të Justin.
Ne ju sjellim disa foto të veshjeve të koleksionit të ri!

tps://www.youtube.com/watch?v=yKKSYxNqwHU

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF