KreuBordo Men

Messi VS Ronaldo

Ata janë padyshim dy yjet e futbollit të viteve të fundit. Portugezi Cristiano Ronaldo, i cili luan për Real Madrid, dhe argjentinasi Lionel Messi, ylli i skuadrës së Barcelonës, nuk janë thjesht rivalë në fushën e gjelbër. Ata janë gjithnjë në garë të vazhdueshme mes tyre, madje edhe jashtë fushës së blertë. Pyetja 1 milion dollarëshe është: cili është më i mirë, Ronaldo apo Messi? BORDO sjell disa fakte ku ndahen e takohen dy yjet e futbollit botëror, zgjedhjen e bëni ju!

Mesi është 28 vjeç. Lindi në Argjentinë, më 24 qershor 1987
Ronaldo është 30 vjeç. Lindi në Portugali, më 5 shkurt 1985

Messi është i martuar me Antonella Roccuzzo
Ronaldo i dha fund lidhjes me modelen Irina Shayk

Ronaldo ka një djalë, quhet Ronaldo i riu
Djali i Messit quhet Thiago

Djali i Ronaldos është 869 ditë më i madh se ai i Messi-t
Duket rastësi, por edhe diferenca mes Ronaldo e Messi është po kaq, 869 ditë

Ka fituar 4 çmime ‘Topi i Artë’; 3 vjet rresht nga 2010 – 2012
E rrëmbeu trofeun më 2013, me 66 gola në plot 56 ndeshje

Messi është më i mirë në ndërtimin e sulmeve dhe lojës në skuadër
Ronaldo është më shumë atlet, ndaj lojën preferon ta bëj solo

Në raport me lojën, mundësia për të shënuar, 1 gol për 0,83 ndeshje
Statistikat e kuotojnë mundësinë e portugezin, 1 gol për 0.68 ndeshje

Në Champions League ka shënuar për një vit 91 gola, duke hyrë në ‘Guinnes’
Ai ka arritur të shënojë plot 72 gola gjatë një sezoni në Champions League

Messi përdor në 90 për qind të majtën.
Ronaldo gjuan me këmbën e djathtë

Në fillim Ronaldo u shfaq në një reklamë të brendshmesh për ‘Armani’
Messi u bë ikona e të linjës intime të meshkujve të ‘Dolce and Gabbana’.

Ronaldo, në 2008 u bë futbollisti më i paguar kur Real Madrid e bleu për një pagë 15 milionë USD, shifër e cila do të rritet me 25 për qind çdo vit.
Përpos pagës që i jepet për ndeshje, bonus i cili rritet sidomos kur Messi shënon gol, futbollisti fut në arkën e tij plot 13.5 milionë USD çdo vit.

Ronaldo fiton 16 milionë USD në vit nga sponsorët ‘Nike’, ‘Coca-Cola’ dhe ‘Giorgio Armani’
Messi arkëton 5 milionë USD në vit nga sponsorët që janë ‘Adidas’ dhe lojërat Konami

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF