KreuBordo Men

David Beckham nuk e harron origjinën!

Ai ka jetuar në 5 vende të ndryshme dhe pasuria e tij e kalon vlerën e 250 milionë paundëve. Por mesa duket David Beckham vazhdon me zemër të jetë ende ai djali nga East End. Së bashku me djalin e tij të vogël, Cruz, ai ka drekuar në restorantin e tij të preferuar në vendlindje.
Ish-ylli i futbollit ka postuar Instagram një foto së bashku me djalin 11 vjeçar, teksa janë duke shijuar gatimet tradicioanale të vendlindjes së David.
“Është gjithmonë bukur të jesh në shtëpinë e dytë dhe kënaqësi e dyfishtë për mua dhe djalin”, ka shkruar 41 vjeçari.
Me humor, ai ka kujtuar me anë të një fotoje në Snapchat edhe byrekët e zonës dhe ushqimet e tjera tradicionale të East End, të cilat duket se i ka shijuar maksimalisht.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF