KreuBordo Men

Pas vendimit të gjykatës, Lionel Messi pushime në Ibiza

Lionel Messi duket se nuk e vret aspak mendjen për vendimin e gjykatës së Katalonjës, e cila e dënoi atë dhe babain e tij me 21 muaj burg për evasion fiscal. Dënimi prej 21 muajsh nuk parashikon hyrjen në burg të 29-vjecarit dhe babait të tij, kjo sepse ligji spanjoll e thotë qartazi se për dënime më ulta se 24 muaj, personat përgjegjës nuk futen në burg dhe dënimi mund të shlyhet me një gjobë të majme.
Kështu që futbollisti ka fluturuar drejt Ibiza-s për të kaluar disa ditë me familjen e tij. Ka qenë bashkëshortja e tij, Antonella Roccuzzo që ka ndarë me ndjekësit disa momente të pushimeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF