Një herë në katër vjet, noti shndërrohet në një ndër sportet më popullore, kjo për shkak të Lojërave Olimpike, ku gjithnjë spikat një notar i cili definon këtë lloj sporti.
Për më shumë se një dekadë, ky notar mban emrin Michael Phelps.
Kompetitorët e gjeneratës së Phelps janë rritur duke dëgjuar legjenda si Mark Spitz, i cili ka mbajtur titullin kampion nëntë herë duke fituar shtatë medalje të arta në Lojrat e zhvilluara në Mynih në vitin 1972.
Por padyshim nuk mund të ketë emër më të madh në këtë sport si Phelps, i cili largohet nga Lojërat Olimpike në Rio si notari më i mirë i të gjitha kohërave, por gjithashtu dhe si atleti që ka fituar më shumë medalje, plot 28 të tilla. Më e bukura: vetëm 5 prej tyre nuk janë të arta.
“Ju nuk e keni idenë sa e vështirë është për çdo kënd të fitojë një medalje të artë Olimpike,”- hprehet trajneri i ti prej një kohe të gjatë, Bob Bowman.
Phelps i ka quajtur medaljet e tij “të çmendura”. Ai hyri në Lojrat Olimpike në Rio, duke numëruar 22 medalje, ku përfshiheshin 18 medalje të arta dhe i përfundoi duke fituar 5 medalje të arta dhe një argjendi në 8 ditë garë.
Fitoret e tij vijnë pas dy stilesh të lira, stil flutur 200 m dhe 200 metër not individual, në të cilin ai u bë Amerikani i parë në Lojrat Olimpike, i cili fitonte të njëjtin event 4 herë pas atletëve Al Oerter dhe Carl Lewis.
Pas 63 garash të shtrira në 5 gara Olimpike, duke notuar plot 11,800 metra, Phelps e ka mbyllur karrierën e tij. Ai u pa të bëhej super emocional pas përfundimit të garës, duke qarë dhe duke përqafuar miqtë e skuadrës, ku është shprehur se ka qenë një privilegj të garojë me ta.
Ai qëndroi dhe njëherë për herë të fundit drejt turmës, e cila shpërtheu në ovacione dhe duartrokitje për legjendën e notit.
“Ka qenë një ëndërr e bërë realitet. Kjo për mua është qershia mbi tortë”, u shpreh Phelps.
Një çast rrënqethës ka qenë momenti kur Phelps, nxitoi të përqafonte bashkëshorten e tij dhe djalin e vogël 3 muajsh, i cili mesa duket ka qenë fatsjellës për babain, i cili theu disa rekorde në këtë garë të fundit të tij.
“Për më shumë vite! Për më shumë vite”, bërtiste turma e fansave të tij.
Phelps tundi kokën e tij duke qeshur por u përgjigj: “Jo më”!
Michael Phelps deklaroi se kjo është gara e tij e fundit, e kësaj here e ka seriozisht!
Legjenda e notit mund t’i detyrohet shumë sportit që i solli atij famë, pasuri dhe status ndërkombëtar, por do të ishte shumë e vështirë që të gjenit dikë që nuk mendon se ky lloj sporti i detyrohet atij akoma më shumë në këmbim.
Përshtati: Daljana Sejdia


Sex symbols dikur… çfarë janë sot?

Hugh Grant: Martesa është antiromantike!

Prnci William shet Range Rover-in e tij


Messi VS Ronaldo

E dashura e re e Christiano Ronaldos!

Sfilata safari punk e Louis Vuitton







Backstreet Boys rikthehen në skenë


Arti i kombinimit të xhaketës


