Ekziston një qytet që jeton çdo vit vetëm tetë ditë para se të shkatërrohet. Quhet “Black Rock City”, diku në shkretëtirën e Nevadas, është vendi ku organizohet festivali “Burning Man”. Edicioni i vitit 2016, në të cilin u pritën 75 000 persona, u mbyll si gjithnjë të hënën e parë të shtatorit.
Ky festival përbën një eksperimet në komunitet, ku shkëmbimi dhe dhurimi janë të vetmet kalime të pronës të pranuara. Nga ana tjetër, akulli dhe kafeja janë të vetmet produkte që shiten këtu. Linjat telefonike nuk ekzistojnë, fotokamerat dhe videokamerat duhet të regjistrohen në të hyrë. Ndërsa për marrjen e fotografive për arsye tregtare është e nevojshme një autorizim i veçantë nga organizatorët.
Meqëndëse ka temperatura të larta, shumica e evenimenteve zhvillohen në perndim të diellit, kur vala e të nxhetit largohet. Evenimenti mbyllës është rituali i së shtunës në mbrëmje, kur digjet një dordolec gjigant prej druri, nga ku vjen emri i festivalit “Burning Man” (njeriu që digjet).
Çdo pjesëmarrës është i lirë të organizojë ekzibime, si vepra arti, performanca të ndryshme, lojëra… atmosfera të kujton shkretëtirën Tatooine të sagës “Star Wars”, ku shfaqet për herë të parë personazhi i Luke Skywalker, por edhe të një atmosfere post-apokaliptike si “Mad Max Fury Road” mbi të gjitha.
E njëjta vlen edhe për veturat e çuditshme, mjete transporti të modifikuara, të realizuar në bazën e modeleve të vjetra, si kamionë, furgona dhe vetura. Në galerinë e fotove do të gjeni të mbledhur nga Instagram ekzemplarët më të çuditshëm të “Burning Man” 2016.






JO-të e palestrës




David Beckham nuk e harron origjinën!





Rikthehet BMW 507 e Elvis Presley


Mirupafshim Michael Phelps!


Sex symbols dikur… çfarë janë sot?
