Volvo S90, modeli që shtëpia suedeze propozon për të zënë një vend në sektorin e veturave luksoze pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2017.
Në fakt kur hypën në bordin e një veture që aspiron të jetë në nivelin e përfaqësueseve pritet më e mira. Dhe kjo S90 nuk zhgënjen duke ofruar më të mirën në treg në nivelin e konfortit dhe teknologjisë. Në fakt çdo gjë brenda kësaj makine është punuar deri në detaj. Nga lëkura e sediljeve deri tek kruskoti… kjo Volvo është një kënaqësi e vërtetë.
Ndonëse është një veturë prej pesë metrash gjatësi, Volvo S90 të bën të ndihesh në rehati që në kilometrat e parë. Vokacioni i saj kuptohet menjëherë: të përkëdhelë shoferin dhe pasagjerët duke bërë çdo lëvizje, qoftë në trafik apo në rrugë të gjatë, më të rehatshmin e mundshëm.
Përveç konfrotit kjo veturë është e pajisur edhe me fjalën e fundit të teknologjisë. Në fakt Volvo është shumë e qartë kur flet për “Pilot Assist”, që e përkufizon si një asistent të optimizuar për pilotim në autostradë. Ndryshe nga sistemet e markave të tjera, ky nuk ndjek veturat që ka përpara por orientohet me vijat e rrugës. Në rast se vijat nuk janë të dukshme, sikurse ndodh shpesh herë, atëherë sistemi nuk aktivizohet.
Piloti automatik bën gjithçka, rrit shpejtësinë, frenon, mban distancën e sigurisë, hyn në kthesa… ndryshe nga sistemet e të tjera të ngjashme është shfaqur shumë i përparuar qoftë në manovrimet me korigjimin e trajektores, qoftë në frenim, gjithçka në avantazh të sigurisë. Një nga pikat e forta të kësaj marke.