E ardhmja mbetet ende e paqartë, por vokacioni është gjithnjë ai për të bërë vetura të lehta dhe performante. Lotus sapo ka publikuar modelin Elise Special Edition, që peshon vetëm 899 kg dhe ka 243 kuaj fuqi. Gjithsej do të prodhohen vetëm 50 ekzemplarë.
Lehtësi karboni
Nuk nevojitet fuqi, por më pak peshë. Thoshte themeluesi, Colin Chapman dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot. Ndonëse Lotus prej vitesh lundron në ujëra të turbullta. Modeli i fundit, megjithatë, që ka dalë nga duart e ekspertëve të Hethel, që prej 50 vitesh është selia e historike e shtëpisë angleze, i qëndron besnike sharmit të themeluesit. Falë shumë përbërësve prej karboni, Lotus 250 Special Edition e ul shigjetën e peshores në 899 kg, një rekord i vërtet për një makinë që qarkullon në rrugë.
Pak peshë, shumë kuaj
Nga motori i famshëm 1,8 janë arrtur të nxirren 243 kuaj fuqi, ashtu si në rastin e versionit Cup, që do të thotë se ka një raport peshë-fuqi prej 3,69kg/kuaj fuqi, si një super makinë e vërtetë. Madje edhe të dhënat e shpejtësisë janë ato që pritet nga një makinë me një motor shumë më të fuqishëm, 0-100 për 3,9 sekonda dhe shpejtësia maksimale 255 km/h.
ESP dhe klima
Në fakt në një makinë me një peshë kaq të ulët është e vështirë që të gjesh kontrollin e stabilitetit dhe kondicionerin. Tek Lotus 250 i gjejmë të dyja! Po ashtu edhe Cruise-control. Fatkeqësisht do të prodhohen gjithsej vetëm 50 modele me një çmim fantastik prej 50 000 eurosh. Çfarë prisni… nxitoni!



David Beckham nuk e harron origjinën!





Rikthehet BMW 507 e Elvis Presley


Mirupafshim Michael Phelps!


Sex symbols dikur… çfarë janë sot?

Hugh Grant: Martesa është antiromantike!

Prnci William shet Range Rover-in e tij


Messi VS Ronaldo

E dashura e re e Christiano Ronaldos!

Sfilata safari punk e Louis Vuitton

