Ndoshta i keni parë sfidat e “22 Push-Up Challenge”, por nëse nuk keni parë videon e David Beckham, atëherë nuk keni parë asgjë. Pasi është nominuar nga shoku i tij Guy Ritchie, ylli i futbollit anglez pranoi sfidën duke u shfaqur në formë të shkëlyqer. Ndërsa dita e pare e sfidës është kryer në mënyrë mbresëlënëse në një avion, paraqitja e ditës së dytë është arsyeja pse jemi këtu. Në video, babai i katër fëmijëve është i ndriçuar nga drita e lehtë e iPhone-it ndërsa një gotë verë qëndron aty përbri tij. 41 vjeçari ka zgjedhur të bëjë pompat pa bluzë, mbi një piano të madhe. Më shumë se sa pranimi i sfidës kanë bërë përshtypje fotografitë dhe video-ja që kanë qarkulluar në të gjithë rrjetet sociale.
“22 Push-Up Challenge” (Sfida e pompave) synon të ndërgjegjësojë për çështjen e shëndetit mendor të veteranëve ushtarakë, të cilët çdo datë 22, ata i japin fund jetës së tyre. Nisur nga organizata 22Kill, kjo iniciativë inkurajon njerëzit të postojnë video të vetes së tyre duke bërë 22 pompa për 22 ditë me radhë, duke nominuar edhe të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë.
“Unë kam qenë në Afganistan. Kam parë kurajën e trupave tona atje,” ka thënë David në videon e parë. Ai ka nominuar Justin Theroux dhe Brooklyn Beckham.

Në veturë elektrike që arrin 576 km/h!

Modë dhe Vetura… speciale për pasarelat!

Rrisni vetëbesimin me… syze!







JO-të e palestrës




David Beckham nuk e harron origjinën!





Rikthehet BMW 507 e Elvis Presley
