Njihuni me Ferrari GTC4 Lusso, që është njëkohësisht një versuin i ri i modelit FF dhe një goditje në zemër për fansat në mbarë botën. Ferrari vazhdon e emërtimin e veturave të tij të reja me emra që njëkohësisht kujtojnë modelet klasike të Ferrari-t si GTC, duke shtuar Lusso për të treguar se nuk është vetëm një makinë sportive, si dhe shifrën 4, që aludon për katër vendet që janë të disponueshme në këtë makinë. Pra është një veturë supersportive, me konfrotin e një veture luksoze dhe mund të mbajë katër persona.
Ferrari publikoi sot imazhet e para të modelit të saj GTC4 Lusso, një veturë me katër vende që është konkurente direkte e Porche Panamera dhe Maserati Quattroporte. Ky model është me të katërta rrotat e lëvizshme të teknologjisë 4RM Evo dhe të komanduara nga timoni. Nën kofano gjejmë një motor V12 me 690 kuaj fuqi dhe një forcë tërheqëse prej 697 Nm duke arritur 5 750 xhiro.
Përveç sistemit 4RM-S, që bazohet në evoluimin e sistemit “Slip Side Control”, shtohet kontrolli mbi diferencialin elektronik dhe mbi rezistencën e amortizatorëve. Shtëpia italiane ka deklaruar një shpejtësi maksimale prej 335 kilometrash në orë dhe 0-100 km/h i bën për 3,4 sekonda.
Kjo veturë që është edhe një nga modelet më të përshtatshme për rrugë, që shtëpia italiane ka bërë ndonjëherë do të vijë në treg me një vlerë prej rreth 300 000 euro.



JO-të e palestrës




David Beckham nuk e harron origjinën!





Rikthehet BMW 507 e Elvis Presley


Mirupafshim Michael Phelps!


Sex symbols dikur… çfarë janë sot?

Hugh Grant: Martesa është antiromantike!

Prnci William shet Range Rover-in e tij

