KreuArt

Një filipinase në Miss Shqipëria

Fituesja e “Miss Globe 2015”, bukuroshja filipinase Ann Lorraine Colis do të jetë pjesë e jurisë së Miss Shqipëria. Bashkë me Colis vjen në Shqipëri edhe drejtorja Nacionale e Kanadasë, Mias Santa Ana Pilar.
Gjithashtu ka mbërritur nga Londra edhe mbretëresha në fuqi e Miss Shqipëria, bukuroshja, Sara Karaj, e shpallur Miss Shqipëria 2015 në Voskopojë, e cila mbrëmjen e 4 korrikut do të dorëzojë kurorën e bukurisë, me të cilën mbretëroi një vit dhe përfaqësoi Shqipërinë në Miss Globe, duke u shpallur shoqëruesja e parë e Miss Globe 2015. Të dyja bukuroshet do të jenë anëtare të jurisë, e cila në mbrëmjen e 4 korrikut do të shpallë Miss Shqipëria 2016.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF