Filmi “Bunker” me regjisor Kastriot Hasa dhe producent Saimer Zeneli dhe Gjergj Trola ka përfunduar xhirimet në Divjakë. Filmi ka në fokus vitet 80. Përsa i përket fotografisë është kujdesur drejtori Andrew Parke nga Amerika. Një pjesë e stafit që kanë punuar për filmin me metrazh të gjatë “Bunker” janë nga jashtë, ndërkohë që kasta e aktorëve është shqiptarë.
Frida (që intepretohet nga Enxhi Cuku) një vajzë nga një familje e mirë nga Lushnja dashurohet me një djalë nga Tirana gjatë qëndrimit te tezja e saj. Arturi (që luhet nga Kristi Baci) internohet padrejtësisht me familjen e tij në Lushnje. Dashuria e tyre është e pamundur, pasi familja ka vendosur të martojë Fridën me operativin. Dhe pse operativi e tradhëton, abuzon me detyrën e tij Frida sërisht nuk mundet dot të prish fejesën, pasi familja nuk e toleron. Frida takohet me Arturin në bunker për t’i dhënë lamtumirën, pasi Arturi do të arratiset. Ate natë ngjizet një femijë dhe në ndarje operativi shfaqet te hyrja e bunkerit. Fillon një përplasje midis të treve. Arturi vdes, Ndërsa Frida vajton derisa shfaqet një mik i Arturit dhe plagos operativin. Tashmë çdo gjë ka marr fund. Kanë kaluar 8 vite dhe Frida kthehet tashmë e ndryshuar nga Amerika me djalin e saj.
Filmi është në gjuhën shqipe, por ka trajtur edhe dialogje në anglisht. Ndërkohë që pritet të dal në kinema vitin tjetër.



















