Top Awards është eventi muzikor, i cili prej muajsh ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke pritur me entuziazëm se çfarë do të ndodh në mbrëmjen e 24 Qershorit. Ndërkohë që sot ky festival do të ketë vëmendjen kryesore, janë jo të paktë artistët që kanë zgjedhur ta bojkotojnë këtë event muzikor.
Pavarësisht faktit që Babastars janë nominuar në disa kategori të rëndësishme, ato kanë vendosur të mos jenë pjesë e spektaklit. As 2Ton dhe 2po2 nuk do të marrin sot pjesë në Top Awards, madje ky i fundit është shprehur me nota kritike ndaj këtij spektakli.
As Dafina Zeqiri, një nga këngëtaret më të “in” të muzikës shqiptare nuk do të marrë pjesë.
Edhe emra të tjerë të njohur si Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Soni Malaj, Samanta Karavella, Enca Haxhia, Dhurata Dora, etj nuk do të jenë pjesë e këtij show.



















