KreuArt

30 futurizma shqiptare nga Zhan Tase

Piktori shqiptar Zhan Tase çeli mbrëmjen e djeshme në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën e parë në Shqipëri, pas rikthimit nga emigracioni.

“Në këtë ekspozitë janë pasqyruar momentet e jetës së përditshme të stilizuara, të pikturuara. Këto janë të gjitha motive nga jeta e vendit tim duke filluar që me eksodin para ’90 që është edhe një temë e përshtatshme për kohërat e sotme dhe që jetojme dita ditës. Pastaj fillojmë momente të ndryshme nga lypja që shikojmë në rrugët e Tiranës”, tha piktori Tase në çeljen e ekspozitës ku ishin të pranishëm piktorë, artistë, dashamirës të artit etj.

Në këtë ekspozitë ku janë ekspozuar 30 vepra të Tases figurat shkojnë shumë përtej asaj që ka dashur të thotë vetë piktori. Punimet e tij janë me ngjyra të kursyera, por të përcaktuara në mënyrë origjinale, stili piktoresk e kapërcen tematikën si pikënisje të tablosë.

Në pikturat e Zhan Tases ngjarjet e aktualitetit i nënshtrohen procesit emocional dhe filozofik si emigracioni, familja, varfëria, dashuria, shkëputja e parë e fëmijës nga gjiri i familjes për të rikrijuar ciklin e mëtejshëm të jetës.

Artdashësit përgëzuan piktorin Tase për punimet dhe talentin e shfaqur në punimet e kësaj ekspozite, që do të qëndrojë e çelur deri më 20 qershor.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF