Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula ka performuar mbrëmjen e së mërkurës në Teatrin e Operas në Beograd, ku sipas të pranishmëve ajo ka korrur një sukses të rralllë, duke ngritur të gjithë sallën në këmbë.
“Më thonë direkt nga salla që Inva Mula ka korrur një sukses të rrallë sonte në Beograd, sonte me La Boheme. 20 minuta duartrokitje pa pushim, të gjithë në këmbë! #krenari”, shkruan Albi Greva në facebook.
Sopranoja shqiptare ka interpretuar në Teatrin e Operas në Beograd, rolin e Mimit në operën e famshme “La Boheme”. Inva Mula është pritur ditën e martë nga kryeministri serb.



















