KreuArt

Sopranoja shqiptare koncert në Beograd, pritet nga kryeministri serb

Sopranoja e famshme shqiptare, Inva Mula do të përformojë për herë të parë ditën e nesërme në Teatrin e Beogradit.  Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe atij serb, Inva Mula do të jetë edhe e ftuara speciale e kësaj shfaqjeje.
Në Teatrin e Beogradit kanë nisur përgatitjet, ndërkohë që sopranoja shqiptare do të pritet nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçic.
Në këtë shfaqje, Inva do të luajë rolin e Mimit në operën “La Boheme” të Puçinit. Kjo performancë e artistes do të shoqërohet nga kori dhe orkestra e Operës së Beogradit.
Koncerti i artistes është pasqyruar edhe në mediat serbe, ndërkohë që vetë Inva është shprehur e lumtur që do të shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko ka kënduar “La Boheme”. E para artiste shqiptare që është ngjitur në skenën serbe, ka qenë këngëtarja Tefta Tashko Koço në nëntor të vitit 1945. Edhe ajo interpretoi rolin e Mimisë tek opera e Puçinit “La Boheme”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF