Bëri bujë largimi i “Sofisë” së Arian Çanit pak javë më parë. Pas një batute të tij, bjondja Rominë e njohur si “Sofi” për publikun, vendosi të largohej. Çani nuk humbi kohë dhe gjeti një “Sofi” tjetër, këtë radhë brune. Por duket se edhe Sofija e re, Andonia Dobi mund të largohet nga “Zonë e Lirë”. Siç raporton Panorama, Andonia ka vendosur të largohet gjatë muajve të verës për të vijuar karrierën si modele në Milano. Ajo thotë se nuk e di çfarë do të bëjë pas verës por ekziston mundësia që të mos kthehet më në Tiranë, duke e lënë “thatë” Çanin që duhet të kërkojë një “Sofi” të re. “Këtë verë do të jem jashtë Shqipërie, pasi më ka bërë ofertë pune një agjenci mode në Milano. Për momentin mendoj të zhvendosem atje për sezonin e verës, më vonë nuk i dihet”, ka thënë Andonia.



















