KreuArt

“Cosi fan tutte”: Opera 200 vjeçare në TKOB

Opera gazmore, “Cosi fan tutte”, me regji të Nikolin Gurakuqit, e cila ndërthur joshjen, erotikën dhe mashtrimin dashuror, rikthehet në 21 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, me regji të Nikolin Gurakuqit.

“Così fan tutte” e Mozartit u cilësua në shfaqjet e para të saj, si imorale. “Cossi fan tutte”, është kompozuar nga Mozart, mbi libretin e Lorenzo Da Ponte, i cili vë në provë qëndrueshmërinë e ndjenjave për të zbuluar gjithë brishtësinë e qenies njerëzore.

Në opera interpretojnë: Fiordiligi: Eva Golemi, Ulpiana Aliaj, Dorabella: Vikena Kamenica, Ferrando: Marco Ciaponi, Guglielmo: Armando Likaj, Despina: Dorina Selimaj, Rezarta Qevani, Don Alfonso: Federico Benetti.  Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOBAP, Dirigjente dhe klaviçembalo: Elda Laro, Regjisor: Nikolin Gurakuqi, Skenografia: Nikolin Gurakuqi, Kostumet:Taulant Pustina, Koropetitor: Etrita Ibrahimi, Ingrid Pulizo.

Deri në shekullin XX, kjo opera nuk ishte e famshme. Komentet në atë kohë ishin se Mozart kishte harxhuar meloditë e tij të hyjnore mbi një tekst mizarabël dhe të ngathët të Lorenzo Da Ponte.

Sot ajo është një kryeveprat e Moxartit nga e cila mund të mësojnë të gjithë të dashuruarit. Sekreti i jetëgjatësisë së veprës është në magjinë e muzikës mozartiane, në historinë e mprehtë dhe intrigante të një basti të rrezikshëm.

Titulli “Cosi fan tutte” ose “La scuola degli amanti” (“Kështu bëjnë të gjitha” ose “Shkolla e të dashuruarve”, lidhet me gratë për të thënë që “kështu janë ato”. Opera me dy akte është vënë për herë të parë në skenë në Burgtheater të Vjenës në 2 janar 1790, por ende edhe sot, është pjesë e repertorit të shumë skenave botërore operistike.

Shfaqja operistike do të jetë në skenën e TOB në datat 21, 22 dhe 23 qershor ora 19.00.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF