KreuArt

Kate Winslet, protagonistja e filmit të ri të Woody Allen!

Pas filmit të tij të fundit “Café Society” që sapo ka dalë, Woody Allen ka filluar përgatitjet që tani për një projekt të ri. Sipas faqes amerikane “Variety”, regjizori amerikan ka hedhur sytë e tij nga Kate Winslet për të mishëruar rolin kryesor në filmin e tij të ardhshëm.

Aktorja e oskarizuar është aktualisht në negociata për t’u shfaqur në prova, ku përmbajtja e filmit për momentin mbetet sekret. Nga Scarlett Johansson tek Cate Blanchett, dihet se kineastit i pëlqen të rrethohet nga më të mirat, ku edhe këtë herë nuk del nga rregullat e tij.

Pasi morri golden globe si aktorja më e mirë për rolin e dytë në filmin “Steve Jobs” në fillim të vitit, ajo u emërua për Oskar një muaj më vonë. Aktorja duket se është e pathyeshme.

Kjo mundësi bashkëpunimi me Woody Allen do të rrisë edhe më shumë statusin e saj si ikonë e kinemasë. Pra, pa frikë mund të themi se Kate Winslet është aktorja e momentit.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF