KreuArt

Ndahet nga jeta gjigandi i mirë i ekranit

Aktori dhe regjisori Italian Bud Spencer, i cili ka luajtur në një sërë filmash ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 86 vjeç.
“Ai vdiq në mënyrë paqësore në Romë dhe për fat të mirë nuk vuajti nga ndonjë dhimbje”, ka rrëfyer djali i tij.
Spencer, emri i vërtetë i të cilit ishte Carlo Pedersoli, ishte i njohur me emrin “gjigandi i mirë i ekranit” për shkak të peshës dhe gjatësisë së tij.  Spencer, i cili ishte gjithashtu një notar profesionist, ka luajtur në më shumë se 20 filma nga 1950 në 1980.
“Ne ishim të gjithë pranë tij dhe fjalët e tij të fundit ishin ‘Faleminderit”, ka treguar djali i tij Giuseppe Pedersoli.
Spencer u lind në qytetin jugor italian të Napolit në vitin 1929, por më vonë u transferua në Romë, ku spikati si një lojtar premtues.  Më vonë braktisi karrierën e tij sportive dhe filloi të luajë në filma, ku shpesh përkrah Terence Hill.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF