Në datën 4 do të mbahet në Lezhë ediocioni i 18-të i Miss Shqipëria. Pas disa javësh, pretendentet e më të bukurës së Shqipërisë kanë prekur thuajse çdo destinacion ku Miss Shqipëria ka shtegtuar ndër vite, si Berati, Durrësi, Butrinti, Kruja, Pogradeci etj, për të mbërritur në pedonalen e Lezhës, në mbrëmjen finale të katër korrikut, në një transmetim të drejtpërdrejtë në platformën Digitalb, në kanalin T hd.
Gara e përvitshme, në një skenë madhështore, të ndërtuar enkas për këtë mbrëmje, do të moderohet nga gazetari Enkel Demi, me pjesëmarrjen e Rozana Radit, si edhe të ftuar të tjerë, midis të cilëve Eneda Tarifa, Altin Goci, Devis Xherahu, Filloreta Raçi, si edhe këngëtarja nga Maqedonia, Kaliopi.



















