“Çfarë është më e mirë se dy Taylor Lautner? Aktori dhe gruaja e tij po presin fëmijën e parë! - Celebrity
KreuCelebrity

“Çfarë është më e mirë se dy Taylor Lautner? Aktori dhe gruaja e tij po presin fëmijën e parë!

“Çfarë është më e mirë se dy Taylor

Taylor Lautner, i njohur për rolin e tij në Twilight, do të bëhet baba. Ai njoftoi shtatzëninë e gruas së tij, Tay Lautner (e lindur Taylor Dome), më 26 mars, duke ndarë në Instagram fotografi të çiftit me një eko të foshnjes.

Çifti, që u martuan në 2023 pas pesë vitesh lidhjeje, kanë një detaj të veçantë: të dy quhen Taylor. Për t’i dalluar, miqtë përdorin shpesh shprehjet “boy Tay” dhe “girl Tay”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Lautner (@taylorlautner)

Taylor dhe Tay u njohën nga motra e aktorit, Makena Moore, gjatë një mbrëmjeje lojrash në 2018 dhe që atëherë kanë ndarë shumë momente të lumtura së bashku. Çifti bëri zyrtare lidhjen e tyre në Instagram gjatë Halloween-it, duke veshur kostume nga Space Jam.

Taylor, i cili gjithmonë ka dashur të ketë një familje, ka shprehur gëzimin e tij për ardhjen e foshnjës dhe emocionet e pritjes së rolit të babait.

“Unë absolutisht dua fëmijët dhe familjen,” tha ai më herët. “Një ditë, mezi pres ta përjetoj këtë.”