Bashkëpunimi që nuk e prisnit! Sardi Strugaj e zbulon me një foto - Celebrity
KreuCelebrity

Bashkëpunimi që nuk e prisnit! Sardi Strugaj e zbulon me një foto

Skena muzikore shqiptare duket se do të pasurohet me një tjetër bashkëpunim interesant. Këngëtari i njohur Sardi Strugaj ka ngritur dyshimet për një projekt të ri muzikor me reperin nga Shkupi, Bleta Pertace.

Gjithçka nisi nga një postim në InstaStory, ku Sardi ndau një screenshot të një bisede në WhatsApp me Bleta Pertace. Në mesazhet e publikuara, reperi shprehej se kënga po pëlqehet shumë, duke lënë të kuptohet se projekti tashmë është realizuar dhe pritet vetëm publikimi.

Ky detaj ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një bashkëpunim mes dy artistëve, një kombinim që premton të sjellë një ndërthurje interesante mes stilit melodik të Sardit dhe energjisë rap të Bleta Pertace.

Bashkëpunimi që nuk e prisnit! Sardi Strugaj e zbulon me një foto

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ende detaje konkrete rreth titullit apo datës së publikimit, postimi ka zgjuar menjëherë reagime pozitive në rrjet.

Mbetet të shihet nëse ky projekt do të jetë hiti i radhës në tregun muzikor shqiptar, por një gjë është e sigurt: pritshmëritë janë të larta.