Bella Hadid bëhet Ambasadorja e parë globale e bukurisë për Prada Beauty - Beauty
KreuBeauty

Bella Hadid bëhet Ambasadorja e parë globale e bukurisë për Prada Beauty

Prada Beauty ka emëruar Bella Hadid si ambasadoren e saj të parë globale të bukurisë. Modelja dhe aktorja bën debutimin e saj për markën si fytyra e inovacionit të ri të make-up-it: Prada Touch.

Hadid, e cila gjithashtu është themeluese e markës së parfumit Orebella, do të drejtojë fushatën për lancimin e blush-it të ri, që shënon formulën e parë multi-përdorimshe të krem në pluhur nga Prada.

Bella Hadid bëhet Ambasadorja e parë globale e bukurisë për

Prada Beauty thekson se Hadid “përfaqëson një shprehje moderne të vetëbesimit dhe individualitetit” dhe se ajo “në mënyrë të natyrshme mishëron vizionin avangard të bukurisë së Pradas.

Prada Touch vjen në tetë nuanca, nga një lejla e thellë deri te një nude delikat. Produkti  i cili kryesisht promovohet si blush, mund të aplikohet në faqet, buzët dhe sytë për një pamje të shumëfishtë dhe të përshtatshme.

Bella Hadid bëhet Ambasadorja e parë globale e bukurisë për

Dizajni i paketimit është ai ikonik i pradës, por dhe për të sjell një komiditet tek përdoruesit. Produktet mund të përdoren veçmas ose të përzihen për një ngjyrë të personalizuar. Prada thotë se Prada Touch ofron një ngjyrë të shëndetshme që zgjat deri në 12 orë pa nevojën për ritransmetim ose përsëritje.

Produkti, me çmim prej 48 euro, do të jetë i disponueshëm duke nisur nga 1 prilli.