![]()
Tre përbërës të jashtëzakonshme që rriten në kushte ekstreme të shkretëtirës: kaktusët, aloe vera ose jojoba…, fshehin sekrete të rralla. Rrënjët e tyre shkojnë thellë në tokë, indet e tyre mbajnë ujë dhe forma sferike i ndihmon nga era dhe thatësira. Me superfuqitë e tyre, këto bimë kanë gjithçka që ndihmon trajtimet estetike për të pasur një lëkurë perfekte.

Ndaj zgjidhni produkte që kanë si bazë këto tre bimë të rralla, pasi do të shihni efekte magjike. Nga serumet te kremrat hidruatues, me bazë formulat e këtyre përbërësve, përfitimet do të jenë shumë të dukshme.

Në TikTok, më shumë se 500,000 përdorues kanë lëvduar tashmë meritat e aloe vera-s, falë xhelit që e nxjerrin nga vetë bima dhe më pas aplikojnë direkt në lëkurë.

I njëjti sukses vlen edhe për vajin me Aloe Vera të Barbara Sturm, që u konsiderua si marka e dytë më e preferuar e francezëve në vitin 2025. Por, ndër më të shiturat janë edhe ato me vaj jojoba.

Ky vaj është antidot për lëkurë e irrituar, por edhe e ushqen atë sidomos gjatë dimrit duke i dhuruar mirëqenie të brendshme dhe shkëlqim jashtë. Ja disa produkte që janë testuar për efektet e tyre dhe kanë brenda këto përbërës.
