KreuBeauty

Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!

 

Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!

Ky fillim muaji ishte kaq i bukur nën ngjyrat portokalli dhe limon, duke na dhënë ndjesinë e përhershme të freskisë. Në fakt po! I qëndrojmë kësaj që sapo thamë sepse Yves Rocher Albania na prezantoi me linjën  e produkteve  Glow  Energie, një aleat natyral për rikthimin e vitalitetit  dhe ndriçimit të lëkurës.

Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!

Në një botë ku  stresi, ndotja urbane dhe mungesa e gjumit janë bërë kaq prezente, ajo që e ndjen e para këtë lodhje është lëkura.  Ngjyra e zbehtë, mungësa e shkëlqimit dhe ndjesia e thatësisë janë sinjalet që na dërgon ajo.

Me produktet e linjës Yves Rocher Albania të linjës Glow Energie, të pasura me vitamin C, me bazë natyrale dhe lulen e Kapuçinit , kjo linjë ndihmon në aktivizimin e mikrocirkulacionit të lëkurës, zbehjen e shenjave dhe rikthimin e një pamje të freksët dhe plot jetë.

Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!

Seti Glow Energie ka një aromë delikate, teksturë të lehtë,  absorvohet menjëherë, duke i dhënë lëkurës ndjesinë e butësisë dhe gjallërisë pas një dite të ngarkuar.  Në mbrëmjen e prezantimit, çdo gjë ishte menduar me detaje, ku kryefjalë ishte natyra dhe produktet natyrale, lulet e vendosura e frutat po ashtu, madje dhe menuja e koktejl ishte në të njëjtën tematike: të duam natyralen!

Një kombinim koloresh dhe vlerash bimore, për të cilat çdo kush ka nevojë në përditshmërin e tij.  Brandi francez Yves Rocher organizoi këtë event për miqtë e saj, të cilët i qëndrojnë besnikë përdorimit të brandit francez, e ndonjë prej tyre, duke përfituar nga rasti,  pyeste CEO-n, Sonila Mio për produkte të cilat ato i dëshirojnë kaq shumë.

Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!

Të ftuarit dhe miqtë e Yves Rocher u njohën me produktet e linjës Glow Energie duke u prezantuar nga vetë drejtuesit dhe nga mjekët e tyre.

Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!Glow Energie, prezantohet linja e re nga Yves Rocher Albania!

Yves Rocher mbetet një nga markat më të dashura në kujdesin e lëkurës, duke ruajtur filozofinë e saj  të bukurisë së qëndrueshme me përbërës bimorë.  Me 4 pikat e saj në Tiranë (Toptani, Teg, Bllok, M. Gjollesha) dhe me pika në  Durrës, Shkodër dhe Korçë është pranë çdo kujt me produktet e saj. Linja Glow Energie është shembulli i përsosur i këtij përkushtimi, një kombinim mes shkencës dhe natyrës për një lëkurë që rrezaton shëndet dhe jetë. 

Zgjohu çdo ditë me shkëlqimin tënd natyral. Zgjohu me Yves Rocher Glow Energie!