
Dhjetori, si për çdo gjë tjetër, është ndoshta muaji më intensiv i vitit edhe për kujdesin estetik: një periudhë ku mungesa e diellit e bën lëkurën më të sigurt për procedura me rikuperim të gjatë, ndërsa ritmi i festave kërkon trajtime të shpejta, joinvazive, që ofrojnë shkëlqim të menjëhershëm. Pikërisht në këtë balancë të artë, SMartderm sjell të dyja llojet e trajtimeve rigjeneruese; si ato që kërkojnë ditët me rrezatim UV më të ulët, edhe procedurat e buta që përgatisin lëkurën për sezonin e eventeve. Një qasje ku shkenca, estetika dhe koha punojnë së bashku për rezultate të sigurta dhe të dukshme.

Primex – Teknologjia e dyfishtë për lifting jo-invaziv.
Me valë ultratingulli dhe radiofrekuencë, PrimeX vepron në disa nivele të lëkurës, duke stimuluar kolagjenin dhe përmirësuar konturin e fytyrës. Ideale për pacientët që duan efekt lifting, pa dhimbje, pa periudhë rikuperimi.
DermaClear HydraFacial – Pastërti e thellë dhe hidratim i menjëhershëm.
Një trajtim që kombinohet në mënyrë perfekte me sezonin e ftohtë: pastrim i thellë, eksfolim dhe hidratim që e lë lëkurën të freskët, më të unifikuar dhe me një shkëlqim të menjëhershëm.

Trajtimet me Enzima – Balancë biologjike për teksturë më të mirë.
Protokollet me enzima ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit, oksigjenimit dhe pH-së së lëkurës, duke forcuar barrierën epidermale dhe me shkëlqim të menjëhershëm.

Mezoterapia pa shpime – Infuzion aktiv pa gjilpëra.
Një metodë moderne për të futur vitamina, peptide dhe antioksidantë pa diskomfort dhe pa shenja. E përshtatshme për çdo lloj lëkure, sidomos për pacientët që preferojnë trajtime delikate.
Trajtime me injeksione – që variojnë në bazë të nevojave të lëkurës e tipareve të individit.
Stimulojnë në thellësi, rezultate të qëndrueshme në kohë. Nga hidratimi i thellë te përmirësimi i rrudhave dhe rigjenerimi me bio-stimulues, injeksionet mbeten zgjedhje precize për përmirësime të synuara dhe efekt afatgjatë.


Laser CO₂ Hybrid – Sezoni ideal për rinuar strukturën e lëkurës.
Dimri është periudha më e sigurt për procedurat me Laser CO₂, duke minimizuar ekspozimin ndaj diellit. Ky trajtim adreson rrudhat e imta, shenjat, teksturën e pabarabartë dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, elastinës dhe qelizave të reja për një lëkurë më të lëmuar.

Në SMartderm, çdo trajtim zhvillohet me kujdes, me teknologji të sigurt dhe me qasje të matur, duke respektuar atë që i duhet lëkurës në këtë sezon. Dhjetori është një moment i mirë për t’i dhënë vetes pak më shumë vëmendje, pa nxitim, pa teprime, vetëm hapa të qetë drejt një lëkure më të shëndetshme.
Ne kujdesemi që çdo hap të jetë i sigurt dhe i qetë për ju!
