Flokët me rrënjë të dekoloruara po rikthehen në qendër të vëmendjes këtë vit, duke lënë pas stilin klasik të shatushit që mbizotëroi rreth një dekadë më parë. Ndërsa dikur shkonim në parukeri për të fshehur rrënjët e ndriçuara, tani tendenca është e kundërta: rrënjët janë protagoniste, duke krijuar një efekt kontrasti dhe të guximshëm, por gjithsesi të menduar me kujdes.
Këngëtarja spanjolle Rosalía, me albumin e saj të fundit Lux, ka bërë që ky stil i quajtur "halo hair" ka filluar të bëhet viral. Artistja e ka sjell këtë stil duke rikrijuar imazhin e një aureole engjëllore mbi flokët e saj të errët. Ky efekt arrihet përmes dekolorimit. Dekolorimi i rrënjëve është delikat dhe kërkon kujdes, pasi flokët mund të dëmtohen lehtë, por rezultatet janë mbresëlënëse dhe mund të realizohen me zbardhje të përhershme ose të përkohshme.



Megjithëse Rosalía e bëri këtë trend të njohur në masë, ai nuk është krejt i ri: kultura japoneze e animeve dhe mangave ka promovuar prej kohësh këtë stil “dy-ton” engjëllor dhe pak punk. Alex Brownsell, themeluese e Bleach London, tha për Dazed:
“Më pëlqen halo hair i Rosalías. Është një referencë e bukur dhe e subtil ndaj shenjtorëve që e frymëzuan albumin e saj të ri.” Brownsell vetë kishte krijuar një version të ngjashëm në fillim të viteve 2000, ndërsa më vonë stilistë dhe artistë si Billie Eilish, Nettspend dhe Isamaya Ffrench e kanë adoptuar këtë stil unik.

Një trend ndonësa paksa i guximshëm, por diçka identifikuese nga të tjerët, po ju a do ta provonit?
