Në TikTok ka nisur një kërkim i ethshëm: gjetja e lip combo-s ideale, as shumë e ngrohtë, as shumë e ftohtë, as shumë rozë dhe as shumë kafe.
Rezultati i dëshiruar? Një nude neutral që u jep buzëve formë, delikatesë dhe dukje të rafinuar një nuancë mes beiges, rozës dhe kafenjës që i shkon pothuajse të gjithëve.
Tendenca po shpërthen pikërisisht sepse është e arritshme për këdo: nuk kërkon produkte të reja, por kombinimin e duhur. Një laps pak më i errët për kontur, një lipstick që balancon tonin dhe pak gloss në qendër për volum. Platforma është kthyer në laborator ngjyrash në kohë reale, ku përdoruesit testojnë kombinime virale dhe tregojnë ndryshimet e toneve në lëkurë të ndryshme.
Markat po reagojnë shpejt: gjithnjë e më shumë po lançohet make-up i menduar për t’u kombinuar sipas dëshirës. Nuk ka një nude universal ka një nude personal, që të gjithë mund ta krijojnë.
Ndër kombinimet më të përmendura janë Charlotte Tilbury Pillow Talk, Clinique Almost Lipstick, Armani Beauty Lip Power, Make Up For Ever lip pencils, si edhe setet perfekte nga Dolce & Gabbana Beauty (My Lip Overliner, My Comfy Matte, Oil Lip Plumper) dhe YSL Beauty (Loveshine dhe Loveshine Plumping Lip Oil Gloss).

Në trend janë edhe kombinimet e frymëzuara nga Audrey Hepburn që po bëjnë namin në rrjete, dhe Huda Beauty Lip Contour Lip Stain.

Në fund, gara për nude-n ideal ka vetëm një rregull: balanca është personale dhe zgjedhja është e jotja.
